Presidenti Meta takim me disa parti opozitare, konsultohet për datën e re të zgjedhjeve

Presidenti Meta takim me disa parti opozitare, konsultohet për datën e re të zgjedhjeve
Pas shfuqizimit të dekretit për 30 qershorin, Presideni Ilir Meta ka nisur sot konsultimin me partitë opozitare për caktimin e një datë të re për zgjedhjet vendore.

Agron Duka, Dashamir Shehi, Vangjel Dule, Arjan Madhi dhe Nard Ndoka kanë shkuar sot pasdite në Presidencë.

Para bisedimeve me presidentin, aleatët u takuan me kreun e PD-se Lulzim Bashën në selinë blu, ndërsa në përfundim kanë shmangur komunikimin me mediat.

Burimet saktësuan se nuk është diskutuar ndonjë datë konkrete, ndërsa opozita do të mbajë të njëjtin qëndrim, zgjedhje mund të ketë vetëm kur të largohet Kryeministri Edi Rama.

Ende nuk bëhet e ditur se kur presidenti do të thërrasë në takim përfaqësues të Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe Partisë Socialiste. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...