Policia referon në prokurori 15 protestues, akuzohen se lënduan edhe protestues të tjerë (emrat)

Policia referon në prokurori 15 protestues, akuzohen se lënduan edhe protestues të tjerë (emrat)
Pas protestës së djeshme të opozitës, ndryshe nga protestat e kaluara, nuk ka pasur të arrestuar , por policia ka referuar në prokurori emrat e 15 protestuesve.

Policia disa orë pas prtotestës nisi shoqërimin e disa protestuesve, pjesëmarrës në tubimin e opozitës, duke i lënë ata sërish të lirë.

Ata do të hetohen për hedhje të lëndëve plasëse, protestë të paligjshme dhe kundërshtim të forcave të policisë.

Në protestë, nga përdorimi i lëndëve piroteknike, sipas raportimeve janë dëmtuar protestuesit: Nikoll Tushe,Filip Jaku, Geg Prenga dhe Petrit Pjetro.

Materialet janë përcjellë për hetime të mëtejshme për shtetasit, E. Klomollari, XH. Marku, H. Hasani, A. Cipi, A. Marxho. J. Rama, M. Kurti, A. Malaj, A. Mece, E.Hoxha, E.Hoxha 31 vjec, E. Malaj, S. Ndoja, E. Fusha si dhe M. P i vitlindjes 2001.

Në një protestë të kaluar u plagosën dy protestues, babë e bir, për të cilët opozita ngriti akuza e ishin dhunuar nga policia. Por uniformat blu informuan se u plagosën rreth 10 policë dhe përmes një videoje raportuan se plagosja e rëndë ndodhi pas sherrit mes vetë protestuesve.

Edhe në protestën e fundit, policia akuzon protestuesit se kanë dëmtuar njëri-tjetrin.

loading...
loading...