Plazhi i Durrësit/Gjendet i mbytur në kushte enigmatike pushuesi

Plazhi i Durrësit/Gjendet i mbytur në kushte enigmatike pushuesi
Gjendet i mbytur një pushues në Durrës.

Trupi i pajetë i tij është gjetur sot në rrethana ende të paqarta nga Policia e Kufirit në plazhin e Durrësit.

Për shkak se askush nga pushuesit e tjerë nuk e njihte, ende nuk është bërë identifikimi i personit që humbi jetën.

Nga të dhënat paraprake bëhet fjalë për një burrë të moshës rreth 60 vjeç, i cili besohet se ka ardhur këto ditë për pushime në Durrës dhe është nga Kosova.

Policia kufitare ka nxjerrë në breg kufomën. Kanë mbërritur edhe uniformat blu, që po hetojnë ngjarjen. Trupi i pajetë do të dërgohet në morg, për t’iu nënshtruar ekspertizës, prej nga ku do të mësohen edhe shkaqet e vdekjes së tij.

loading...
loading...