Pesë prokurorë kandidatë për SPAK "i dorëzohen" Vetting-ut, Shkëlzen Cana tërhiqet nga gara

Pesë prokurorë kandidatë për SPAK "i dorëzohen" Vetting-ut, Shkëlzen Cana tërhiqet nga gara
Sipas vendimit më të fundit të Këshilli i Lartë i Prokurorisë,  prokurorët e radhës që do kalojnë sitën e Vetting-ut janë: Anita Jella, Alketa Nushi, Enkeleda Xhengo, Dorina Bejko, Moisi Duda, Elida Kaçkini, Ndini Tavani. Pesë prej tyre janë kandidatë për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

KLP vendosi të mërkurën të dërgojë në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për të kaluar sitën e Vetting-ut, pesë prokurorë në garë për të qenë pjesë e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), teksa pranoi kërkesën e prokurorit Shkëlzen Cana, për t’u larguar nga gara për SPAK.

Në mbledhjen plenare të zhvilluar sot nga KLP, u vendos që të miratohen projekt-aktet e vlerësimit, ne kuadër të rivlerësimit kalimtar për 7 prokurorë subjekt rivlerësimi (Vetting).

Ndërkohë, në mbledhjen e nisur sot në orën 10:00, u shqyrtua dhe kërkesa e prokurorit, Shkëlzen Cena, i cili kërkonte nga KLP të pranonte vullnetin e tij për t’u tërhequr nga gara për SPAK. Këshilli i Lartë i Prokurorisë miratoi me 10 vota pro kërkesën e tij.

Sipas ligjit në fuqi, këto vlerësime (projekt akte) dërgohen më pas pranë organeve të Vetting-ut dhe OMN.

loading...
loading...