Përpjekjet e fundit për çeljen e negociatave me BE, Rama vizitë në Bruksel (axhenda)

Përpjekjet e fundit për çeljen e negociatave me BE, Rama vizitë në Bruksel (axhenda)
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel për një vizitë zyrtare.

Vizita e Ramës, pak ditë para mbledhjes së Këshillit të Ministrave të BE, shihet si një ndër përpjekjet e tij të fundit për të bindur zyrtarët e Brukselit, në çeljen e negociatave me vendin tonë, pasi disa vende si Franca e Holanda kanë shfaqur prej kohësh dhe vazhdojnë të jenë skeptike karshi Shqipërisë.

Më 18 qershor, Këshilli i Ministrave (BE), pritet të mblidhet për të marrë vendimin për hapjen ose jo të negociatave me dy vendet e Ballkanit Perëndimor: Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, për të cilat u rekomandua një muaj më parë çelja pa kushte e negociatave.

Gjatë vizitës Rama do të zhvillojë një sërë takimesh ku në fokus pritet që të jetë çelja e negociatave si dhe situata e vështirë politike në vend.

Mësohet se në orën 17:00 kreu i qeverisë do të zhvillojë një takim me shefen e diplomacisë, Federica Mogherini.

Pas Mogherinit, Rama ka planifikuar që të takohet edhe me kreun e KE, Donald Tusk si dhe me Presidentin Jean-Claude Juncer.

Në ora 19:30 është planifikuar konferenca për shtyp e Kryeministrit shqiptar me Juncker.

loading...
loading...