Përgatitjet për Champions/Partizani zyrtarizon pasuesin e Gegës, rikthehet italiani në stol

Përgatitjet për Champions/Partizani zyrtarizon pasuesin e Gegës, rikthehet italiani në stol
Pas titullit kampion dhe largimit të trajnerit Skënder Gega, Partizani ka zgjedhur pasuesin e tij.

Në stolin e Partizanit do të jetë Italiani Adolfo Sormani.

Klubi i Partizanit ka arritur marrëveshjen ditën e sotme me trajnerin Italian Adolfo Sormani që ishte pjesë e të kuqve dhe në vitin 2016-17.

Kjo ishte kërkesa e presidentit Gazmend Demit për ta ulur përsëri në stol Italianin.

Sormani pritet të prezantohet këtë javë dhe më pas të zhvilloj përgatitjet për Kupat e Europës.

Ai ka qenë dy vite më parë trajner i Partizanit. Më pas italiani pati një eksperiencë tepër pozitivë në Danimarkë me Vejle, ku edhe mori me vete Ylber Ramadanin. Nuk dihet nëse do të ketë një kthim pas edhe për mbrojtësin, në kampin e kuq, pasi mësohet se ka pasur një diskutim edhe me të, apo edhe me lojtarë të tjerë që Sormani ka në plan për suksesin në Champions me të kuqtë.

Karriera e Sormanit:

2003–2004           Conegliano

2004–2006           Chioggia Sottomarina

2006–2007           Cattolica

2007–2010           Juventus (Të rinjtë)

2011–2012           Napoli (Të rinjtë)

2012–2013           Ëatford (Asistent)

2014–2015           Südtirol

2016       Partizani

2017       Wuhan Zall (Asistent)

2017–2019           Vejle Boldklub

2019-                     Partizani

loading...
loading...