PD: Me kë do ta shkarkoni Metën?!

PD: Me kë do ta shkarkoni Metën?!
Lulzim Basha i bëri sfidë nga selia e PD-së socialistëve që janë të ekzaltuar nga dëshira për të shkarkuar Presidentin pasi shfuqizoi dekretin për zgjedhjet.

Basha përmendi emrat e disa deputetëve socialistë, të cilët i akuzon se janë të inkriminuar.

“Meqë disa socialistë sot kanë dëshirë të flasin për shkarkimin e Presidentit, kam një pyetje për ta? Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë Presidentin? Ilir Ndrazhi përfaqësuesi politik i bandës së Avydylajve apo Jurgis Çyrbja, përfaqësuesi politik i bandës së Shullazit, Rrahman Rrahja apo Luan Harusha përfaqësuesi i bandës së Bajrave, apo Reme Lala, përfaqësuesja e familjes kriminale Lala? Kush do ta gjykojë dhe shkarkojë Presidentin, Damian Gjiknuri që donte të pastronte 30 milonë euro për llogari të Edi Ramës, duke fallsifikuar edhe dokumentat zyrtare të qeverisë amerikane? Apo Arben Ahmetaj përfaqësuesi i një klani mafioz ndërkombëtar të plehrave? Apo Taulanti i Begos dhe i Toyota Yaris”, deklaroi Basha. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...