Pas Partizanit, edhe Tirana pa trajner? FSHF bën publike klubet që nuk plotësojnë kriteret

Pas Partizanit, edhe Tirana pa trajner?  FSHF bën publike klubet që nuk plotësojnë kriteret
Partizani pas titullit kampion, nuk do të drejtohet nga trajneri Skënder Gega, në ndeshjet kualifikuese të Champions League. Trajneri Gega njoftoi dorëheqjen për arsye personale.

Por edhe Tirana, pavarësisht mbijetesës, rrezikon ti nisë përgatitjet me një trajner të ri.

Humbja në finalen e kupës me Kukësin, 2-1, ka shtuar zërat e largimit të trajnerit.

Mësohet se trajneri Ardian Mema, i cili nuk do të pranonte një tjetër edicion mes telashesh e një ekipi nën nivelin e emrit të këtij klubi

Vetëm 5 skuadra të Kategorisë Superiore kanë plotësuar kriteret e licencimit për pjesëmarrjen në kompeticionet europiane për sezonin 2019-2020.

Por nëse Tirana do të fitonte trofeun, ashtu si edhe Flamurtari, do të kishte pak gjasa që të merrte pjesë në Kupat e Europës.

Federata Shqiptare e Futbollit ka bërë publike emrat e klubeve që plotësojnë kriteret e pjesëmarrjes. Bëhet fjalë për Partizanin, Kukësin, Teutën, Laçin dhe Skënderbeun.

Por, skuadra korçare është dënuar me pezullim 10-vjeçar nga turnetë kontinentalë, e tashmë është në pritje të vendimit përfundimtar nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) në Lozanë.

Me këtë vendim të FSHF-së plotësohet kuadri i skuadrave shqiptare që do të marrin pjesë në kompeticionet europiane. Partizani në Champions League, ndërsa Kukësi, Teuta e Laçi në Europa League.

Skuadrat që nuk i kanë plotësuar kriteret për shkak të problemeve financiare janë Tirana, Flamurtari, Luftëtari dhe Kastrioti, që do t’iu nënshtrohen një monitorimi nga ana e FSHF-së çdo 3 muaj.

 

loading...
loading...