Partizani njeh rivalët e mundshëm në Champions

Partizani njeh rivalët e mundshëm në Champions
Partizani i di kundërshtarët e mundshëm të turit të parë të UEFA Champions League.

Në listën e gjatë janë 17 skuadra të mundshme, që mund të vihen përballë "demave të kuq". Një ndër skuadrat më të forta është padyshim Celtic. Kampionët e Skocisë kanë koeficientin e vështirësisë shumë të lartë dhe ndaj kryeqytetasve vijnë me petkun e favoritit.

Qarabak është një tjetër emër "BIG" në listën e kundërshtarëve të Partizanit, teksa Astana, Bate Borisov dhe AIK Stokholm janë të tjerë skuadra të forta në letër. Shorti mund të sjellë edhe surpriza, Partizani mund të ketë përballë edhe skuadra si Crvena Zvezda apo dhe Shkëndija e Tetovës.

Gjithçka do të mësohet me datë 18 qershor, teksa takimet e para të kësaj faze do të luhet më 9 dhe 10 korrik. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...