Opozita proteston, Rama fushatë elektorale nga Lezha

Opozita proteston, Rama fushatë elektorale nga Lezha

Ndërsa opozita mblidhej para Kryeministrisë, Rama zhvilloi takim elektoral nga Lezha.

"Sot në Lezhë vazhdon maratona drejt 30 qershorit në një betejë,që duket si betejë pa kundërshtarë, por është një betejë më e qartë se kurdoherë tjetër mes së shkuarës dhe së ardhmes", tha ai.

Rama u ndal edhe tek opozita, për të cilën tha se frika nga humbja e ka bërë që mos futen në zgjedhjet e 30 qershorit.

“Ata janë frikacakë. E keni parë filmin “Beni ecën vet”. Kur Beni ecën në pyll dhe këndon me zë të lartë?! Ata bërtasin për të trembur frikën e tyre dhe nuk trembin askënd. Janë të alarmuar nga reforma në drejtësi. Nuk e kanë dashur që ditën e parë. Nuk e duan dhe sot. Por sot ndryshe nga dita e parë e dinë që nuk e ndalin dot", theksoi Rama.

loading...
loading...