Nis protesta e opozitës, Basha iu bashkohet qytetarëve në bulevard

Nis protesta e opozitës, Basha iu bashkohet qytetarëve në bulevard
Opozita po zhvillon sot protestën e 8-të kombëtare në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, me të kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie tranzitore që do të çojë vendin në zgjedhje të lira.

Partia Demokratike ka kërkuar leje për protestë marshim tek Kryeministria dhe Parlamenti nga ora 19.00 deri në mesnatë, ndërsa policia e ka lejuar të protestojë vetëm para Kryeministrisë deri në orën 21:00.

Policia e Shtetit por edhe Garda kanë marrë masa për mbarëvajtjen e protestës së sotme të opozitës dhe ka vendosur gardhe metalike para Ministrisë së Brendshme e Parlamentit si edhe kamera cilësore për fiksimin e ngjarjeve të dhunshme.

Në gatishmëri janë edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë si dhe autobotet me ujë.

Rreth orës 19:45 kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka lënë selinë e PD për t’iu bashkuar qytetarëve para Kryeministrisë ku u prit me ovacione.

Rreth orës 19:10 Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u mbushur plot me qytetarë të thirrur nga opozita për të protestuar kundër qeverisë. Me flamuj të PD, BE, SHBA, Gjermanisë e pankarta të shumta, mijëra qytetarë kanë mbushur Bulevardin për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...