Nis kundërsulmi nga PS, Balla i kërkon Ruçit debat në Kuvend: Meta në kundërshtim me parimet kushtetuese

Nis kundërsulmi nga PS, Balla i kërkon Ruçit debat në Kuvend: Meta në kundërshtim me parimet kushtetuese
Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i është drejtuar përmes një letre kreu të Parlamentit, Gramos Ruçit ku i kërkon që Kuvendi të mblidhet këtë javë për të diskutuar dekretimin nga Presidenti Meta të datës së zgjedhjeve.

Sipas Ballës, ky ishte një vendim absolutisht i pavlefshëm dhe në kundërshtim flagrant me parimet Kushtetuese prandaj duhet që në fund të dalin me një mocion për shkarkimin e Presidentit.

Balla shkruan më tej në letrën e tij se vendimi i Presidentit Meta “është një akt që synon në mënyrë të kundraligjshme realizmin e të drejtës kushtetuese të shtetasve shqiptarë për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në pushtetin vendorë”.

Sipas Ballës duhet që në fund të dalin me një mocion për shkarkimin e Presidentit.

loading...
loading...