Ngjela ironizon Presidentin: Zhdekreto Këshillin e Ministrave, që të përmbush arsyen penale të burgimit të përjetshëm

Ngjela ironizon Presidentin: Zhdekreto Këshillin e Ministrave, që të përmbush arsyen penale të burgimit të përjetshëm
Avokati Spartak Ngjela duke se ka një qëndrim kundër në lidhje me zhdekretimin e datës së zgjedhjeve nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Ngjela ironizon Metën duke i kërkuar atij zhdekretojë edhe Këshillin e Ministrave meqë e ka dekretuar edhe atë vetë, që të përmbushë arsyen penale të burgimit të përjetshëm.

“Meta na dha të drejtën për të qeshur...

Ore, ky Meta... derisa zhdekretoi ditën e zgjedhjeve, të bëhet akoma më trim, dhe të zhdekretojë edhe Këshillin e Ministrave aktual. Edhe Këshillin e Ministrave po vetë e ka dekretuar.

E dini pse? Sepse, hyn që hyn në burg për zhdekretimin e datës së zgjedhjeve, le të zhdeketojë dhe qeverinë aktuale, që të përmbushë arsyen penale të burgimit të përjetshëm. Kështu do jetë më rehat...”, shkruan avokat Ngjela në rrjetin social. /l.k./

loading...
loading...