Nga selia e PD-së, Basha: Tentuan ta shndërronin në një natë dhune, por dështuan

Nga selia e PD-së, Basha: Tentuan ta shndërronin në një natë dhune, por dështuan
Kreu i PD-së, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij përmbyllëse në protestën e tetë kombëtare të Opozitës së Bashkuar tha se nuk do të hidhet asnjë hap pas deri në arritjen e standardeve evropiane.

Sipas tij, sot qeveria tentoi ta kthente këtë natë në natë dhune, duke iu referuar hedhjes së gazit lotsjellës te Parlamenti, për të devijuar vëmendjen.

“Përpjekje për ta shndërruar në një natë dhune për të devijuar vëmendjen. Por kjo përpjekje sot dështoi me turp. Siç dështoi përpjekja për zgjedhje pas vendimit të presidentit për anulimin e zgjedhjeve më 30 qershor. Orët dhe ditët e ardhshme duhet të na gjejnë më në këmbë se kurrë për ta çuar këtë betejë drejt fitores  për çdo shqiptar”, u shpreh Basha. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...