Nëse mbahen zgjedhjet më 30 qershor, ajo dorëzon “çelësat”. Kryebashkiakja e LSI-së injoron zhvillimet e fundit

Nëse mbahen zgjedhjet më 30 qershor, ajo dorëzon “çelësat”. Kryebashkiakja e LSI-së injoron zhvillimet e fundit
Lidhur me zhvillimet e fundit politike, vështirë të kuptohet këto ditë nëse jemi në fushatë elektorale, për zgjedhje lokale apo...

Miranda Rira, kryetarja e Bashkisë së Prrenjasit si përfaqësuese e LSI, i ka injoruar zhvillimet e fundit politike në vend, duke mos menduar fare që më 30 qershor do të ketë zgjedhje.

Partia që ajo përfaqëson nuk është futur në garë dhe nëse, siç pretendon PS-ja, zgjedhjet do të zhvillohen më 30 qershor, Miranda Rira apo të gjithë kryebashkiakët që përfaqësojnë partitë opozitare që nuk janë futur në zgjedhje, pas kësaj date duhet të dorëzojnë “çelësat”.

Pavarësisht se çfarë ndodh në arenën politike, ne jemi te fokusuar tek PUNA”, ka nënvizuar Rira, duke bërë publike punimet që po bëhen aktualisht në Ujësjellësin e  Rrajcës.

Sipas saj, ky ujësjellës është edhe “më i madhi në investimet e kësaj natyre. “Do të furnizojë me ujë të pijshëm 24 orë Kovanikun, Skënderbejn, Bardhajn, Sutajn, Rrezen dhe një pjesë të Rrajcë-Fushës!”

Miranda Rira ka ndjekur nga afër punimet e ujësjellësit, duke shtuar se ishte një premtim i saj, tashmë i mbajtur para banorëve të zonës së Rrajcës.

loading...
loading...