Negociatat/ Holanda i thotë “Jo” Shqipërisë dhe “po” Maqedonisë së Veriut

Negociatat/ Holanda i thotë “Jo” Shqipërisë dhe “po” Maqedonisë së Veriut
Parlamenti i Holandës ka vendosur t’i thotë “Jo” Shqipërisë për hapje negociatash, ndërsa i ka thënë “Po” Maqedonisë së Veriut.

Vendimi sapo është marrë nga parlamenti, ndërsa i rekomandohet Komisionit Europian të mos hapë negociatat. Si shkak kryesor bëhet me dije është mosarritja e rezultateve në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

"Shqipëria nuk po arrin rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Në bazë të raport-progresit mund të vërtetohet se Shqipëria nuk i plotëson kushtet e vendosura", shkruhet në vendimin e djeshëm të Parlamentit Holandez. /l.k./

Foto Google

 

loading...
loading...