Ndryshimi i axhendës së kryeministrit apo shtyrja e zgjedhjeve, Kandidati i PS në Kamëz njofton qytetarët për shtyrjen e takimit

Ndryshimi i axhendës së kryeministrit apo shtyrja e zgjedhjeve, Kandidati i PS në Kamëz njofton qytetarët për shtyrjen e takimit
Kandidati për kryetar të Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka anuluar një takim me qytetarët të planifikuar për sot me arsyen se ka ndryshuar axhenda e kryeministrit.

Në një status në rrjetin social Suli shkruan: “Të dashur bashkëqytetarë, mbështetës të Partisë Socialiste dhe mua si kandidat për Kryetar i Bashkisë Kamëz, dëshiroj t’ju informoj se takimi i planifikuar për sot do të zhvillohet në një moment tjetër për shkak të ndryshimit të axhendës së Kryeministrit tonë Edi Rama. Ju faleminderit për mirëkuptimin!” /l.k./

loading...
loading...