Mosdorëheqja e Ramës, Kryemadhi: Nuk është më problemi i tij, tani e zgjidh populli

Mosdorëheqja e Ramës, Kryemadhi: Nuk është më problemi i tij, tani e zgjidh populli
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e pyetur lidhur mbi vendimin e fundit të Presidentit Meta që shtyu datën e zgjedhjeve vendore si edhe faktin që Rama nuk jep dorëheqjen, tha se “ky nuk është më problemi i Ramës. Ne jemi me qytetarët e thjeshtë që dalim protestojnë. Disa protestojnë për fjalën e lirë, disa për punë, disa për shkeljen e ligjeve nga Prokuroria dhe Gjykata. Ne na arrestohen të moshuar nga 80 vjeç se nuk paguajnë dot një faturë, kurse ky vjedh çdo ditë.”

Kryemadhi ka komentuar edhe deklaratën e z. Palmer për të shmangur dhunën në protestë.

“Jam dakord me deklaratën e z.Palmer. Dhuna është orkestruar nga Policia. Z. Palmer nuk ndërhyn në punët e brendshme në Shqipëri. Ai punon në Amerikë dhe shteti i tij i përgjigjet për çdo gjë. Kurse ne paguajmë taksa dhe shteti na grabit. Hallet tona do ti zgjidhim vetë, nuk do na i zgjidhin europianët. Kjo është një protestës për të ngritur një sistem vlerash”, deklaroi Kryemadhi. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...