Milan i dyfishon pagën Igli Tares!

Milan i dyfishon pagën Igli Tares!
Igli Tare, drejtori Sportiv i Lazio, i ka thënë jo ofertës së Milan.

Ish-futbollisti kuqezi, pas eksperiencë së suksesshme si drejtor sportiv i Lazio, duket se është  tërhequr nga oferta e Paolo Maldini, për t’u bërë pjesë e bordit drejtues të Milan,

Sipas të përditshmes italiane ‘La Gazzetta Dello Sport’, presidenti i Lazios, Claudio Lotito, u hodh menjëherë në kundërsulm duke i ofruar Tares rinovimin e kontratës deri në vitin 2023.

Rinovimi i kontratës së Tares do të shoqërohet edhe me një rritje të pagës së tij, që pritet të dyfishohet dhe shkon në 2 milionë Euro në vit.

Trajneri sapo rinovoi kontratën e re me Lazion deri në vitin 2021.

E njëjta pagë iu akordua edhe trajnerit Simone Inzaghi, i cili po ashtu kërkohej nga Milan.

loading...
loading...