Meta-Stoltenberg: Të forcohet mbrojtja kolektive

Meta-Stoltenberg: Të forcohet mbrojtja kolektive

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Ilir Meta priti në takim Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, z. Jens Stoltenberg.

Presidenti Meta shprehu kënaqësinë e veçantë që vizita e Sekretarit të Përgjithshëm përkon me 10-vjetorin e anëtarësimit të vendit në NATO, objektivin strategjik të të gjitha qeverive shqiptare të pas ‘90-ës, të të gjithë grave dhe burrave të Forcave tona të Armatosura, dhe mbi të gjitha të të gjithë shqiptarëve kudo ndodhen.

Kreu i Shtetit theksoi se ndan plotësisht vizionin e Sekretarit Stoltenberg, se është detyra dhe përgjegjësia e çdo aleati të forcojmë Organizatën duke investuar çdo përpjekje dhe kontribut në shërbim të mbrojtjes kolektive dhe njëkohësisht të çdo vendi anëtar.

loading...
loading...