Meta: Shantazhohem se s’doja viktima në protestën e 8 qershorit

Meta: Shantazhohem se s’doja viktima në protestën e 8 qershorit
Kreu i Shtetit, Ilir Meta e cilëson shatazh nismën e socialistëve për ta shkarkuar nga detyra, pas vendimit të anulimit të zgjedhjeve sepse ai nuk donte viktima në protestën e opozitës më 8 qershor.

“Ishte pretendimi i zotit Rama që thoshte nuk lëviz nga data 30 qershor, i takonte atij të tregonte më shumë fleksibilitet, është kryeministri i Shqipërisë, ka përgjegjësi para të gjithë qytetarëve shqiptarë, edhe ata që protestojnë janë qytetarët e Republikës ku ai është kryeministër, paguajnë taksa, kanë pretendimet e tyre dhe duhet të respektohen. Përpjekja ime ishte për të parandaluar më të keqen dhe për të krijuar kushtet reale për një dialog. A do ta zgjidhë kjo? Është një përpjekje mjaft kurajoze, e kam bërë me bindje që t’ju japë palëve një mundësi që Shqipëria të vijojë të ecë në rrugën e Integrimit Europian. Në rast se do kishte ndodhur diçka në datën 8 jam i sigurt që do thoshin shumë vonë zoti President. Prite që të shtohej edhe një viktimë? Nuk kemi nevojë për viktima në një situatë të tillë, në një shoqëri që do ti’ bashkohet Europës. Kemi nevojë për një vullnet të të dyja palëve.

Sigurinë duhet ta japë qeveria. Iniciativa e fundit e saj çfarë është? Shantazh, presion që i bëhet institucionit më të lartë të shtetit. Pse? Se bën përpjekje për të dhënë mundësi që kolonat mbi të cilat ndërtohet Republika të mos tronditen e rrëzohen”, tha me të tjerave Presidenti Meta. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...