Meta pret aleatët e PD, Shehi flet pas mbledhjes: Data e zgjedhjeve do të dalë nga një marrëveshje politike

Meta pret aleatët e PD, Shehi flet pas mbledhjes: Data e zgjedhjeve do të dalë nga një marrëveshje politike
Pas takimit afro 30 minuta me Presidentin Meta, aleatët e Partisë Demokratike janë larguar nga Presidenca teksa kreu i LZHK Dashamir Shehi është prononcuar për mediat. Shehi tha se ishte një hap i vogël, por në drejtimin e duhur.

Shehi tha se data e re e zgjedhjeve do të vijë si pasojë një marrëveshje të madhe politike.

Funksioni opozitar është përtej caktimit të datës zgjedhore. Ne gjykojmë që aksioni opozitar nuk mund të reduktohet vetëm në këtë situatën e ditës së zgjedhjeve. Ne gjykojmë që data e zgjedhjeve duhet të jetë derivat i një analize tjetër. Çfarë do të bëjmë deri në ditën e zgjedhjeve për ti bërë zgjedhjet e pranueshme nga pikëpamja e pretendimeve tona. Ne gjykojmë që dita e zgjedhjeve  do të derivojë nga mundësia e një marrëveshje të madhe politike në të cilën të merren në konsideratë pretendimet opozitare për të pasur zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Ne nuk kemi tagër të mbyllim marrëveshje. Kjo i takon në radhë të parë Bashës dhe palës tjetër. Kështu që sot gjykojmë që është bërë një hap i vogël, por në drejtimin e duhur.  Data e zgjedhjeve nuk është një dëshirë. Do të dalë vetvetiu nga marrëveshjet politike. Nëse data e zgjedhjeve është një shtyrje thjesht për të shtyrë kohë, kjo nuk i mjafton opozitës.

Edhe presidenti nuk na thërriti për një propozim konkret. Do të vazhdojnë ditë negociatat. Meta do të presë të gjitha palët e tjera, të cilat kanë edhe peshë më tepër sesa grupimi jonë, si PS dhe PD.

Nëse pala tjetër nuk ka luajtur mendsh që të vazhdojë me pretendimin e datës 30. Ndryshe të gjitha këto diskutime bien poshtë dhe s'kanë vlerë.

Unë gjykoj që jemi më afër, si atmosferë, por thashë nëse pala tjetër vazhdon pretendimin se në datën 30 do bëhen zgjedhjet, kjo që jemi mbledhur këtu s'ka më vlerë dhe do të bëhemi gati për beteja të tjera që nuk do të ishin të mira për Shqipërinë”, u shpreh Shehi.

 

loading...
loading...