Meta, me studentë nga trojet shqiptare: Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe...

Meta, me studentë nga trojet shqiptare: Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe...
Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas daljes së sotme para publikut ku edhe arsyetoi vendimin për dekretin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale të 30 qershorit,  në mesditë priti në Presidencë  një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë.

Në këtë ditë të veçantë për kombin tonë, në 141-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit dhe në prag të kremtimit të 20-vjetorit të çlirimit të Kosovës, pata kënaqësinë e veçantë të zhvilloja një takim të ngrohtë e vëllazëror me një grup studentësh e profesorësh nga të gjitha trevat shqiptare, të Kolegjit Universitar AAB në Prishtinë”, nënvizoi Meta pas takimit me ta.

I lumtur të ndanim qëndrimin se rinia duhet të jetë promotore e proceseve demokratike dhe integruese në të dy vendet tona dhe se është shumë e rëndësishme që Shqipëria e Kosova të forcojnë bashkëpunimin në të gjitha fushat”, shtoi më tej Presidenti.

“Të bëjmë të gjitha përpjekjet për të rritur shpresat dhe për t’i hapur perspektivat rinisë, për të ndërtuar të ardhmen në vendet tona. Lidhur me shqetësimin e tyre për zhvillimet në Shqipëri i garantova se Kushtetuta do të mbrohet deri në fund me qetësi dhe shqiptari”, nënvizoi Meta.

loading...
loading...