Mesazh në “Facebook” dhe “Whatsapp”: Do “sallatë”! Katër shqiptarë në pranga për drogë

Mesazh në “Facebook” dhe “Whatsapp”: Do “sallatë”! Katër shqiptarë në pranga për drogë
Mesazh në “Facebook” dhe “Whatsapp”: Do “sallatë”! Katër shqiptarë në pranga për trafik droge

Një bandë kriminale që dominohej nga shqiptarë, është goditur në Itali.

Sipas medieve italiane, nga policia në Torino janë arrestuar katër shqiptarë, 3 italianë dhe një tunizian, nën akuzë për shpërndarje të lëndëve narkotike.

E veçantë e këtij rrjeti ishte se për të zhvilluar aktivitetin e tyre përdornin rrjetet sociale “Facebook” dhe “Whatsapp”.

Droga tregtohej kryesisht në lagjen Vanchiglia të Torinos e cila është një nga zonat më të frekuentuara nga të rinjtë.

Anëtarët e kësaj bande merrnin porosi për blerjen e dozave të drogës përmes grupeve të “chat” në Facebook si dhe në Whats-upp, duke furnizuar në kohë reale konsumatorët e lëndëve narkotike.

Trafikonin kryesisht marijuanë e kokainë që në gjuhë të kriptuar për t’i shpëtuar përgjimeve telefonike. Marijuanën ata e quanin “sallata” ndërsa kokainën “fatura”.

Në hetimet mbi 1 vjeçare anëtarët e bandës këshillonin korrierët e rinj të mos shfaqeshin shumë në rrugë. Gjithashtu ata nuk duhet të përdornin profile pa fotografi për marrjen e porosive të drogës.

Gjatë kontrollit policor, një prej anëtarëve të bandës i është gjetur dhe një pistoletë pa numër serie.

 

loading...
loading...