Merr "jetë" ëndrra e Kukësit, ja kur nisin punimet për stadiumin me standarte evropiane

Merr "jetë" ëndrra e Kukësit, ja kur nisin punimet për stadiumin me standarte evropiane
Qeveria shqiptare dhe FSHF kanë akorduar fondin prej 5 milionë eurosh për ndërtimin e stadiumit të ri të kukësit me standarde evropiane.

Kukësi është ndër klubet rekord që në një periudhë 8-vjeçare ka arritur rezultate shumë të larta në Shqipëri, por dhe ne Kupat e Europës. Në këtë sezon ai mori Kupën e Shqipërisë dhe u shpall nënkampion i vendit.

Projekti për ndërtimin e stadiumit të ri në qytetin e Kukësit, tashmë është një realitet dhe të hënën në terren do të zbresin makineritë e rënda, që do të kryejnë një volum të madh punimesh në të gjithë stadiumin duke përfshirë dhe fushën e re më standarte europiane, më bar natyral, me përmasa 105 x 68 m.

Projekti i hartuar nga specialsitët ka një kapacitet deri në 8 mijë shikues dhe elementët e tjerë për ndeshjet e Kupave të Europës, por dhe ndeshje ndërkombëtare të ekipeve tona të futbollit.

Impianti garanton siguri të lartë, mjediset për gazetarët, tribunën vip, sallën e konferencave, dhomat e zhveshjes, të mjekëve dhe kabinat e transmetimi. Krahas këtij stadiumi, por po mendohet dhe për anekse për ekipet e të rinjve.

Parashikohet që ritmet e punimeve të jenë të larta dhe pas një viti ekipi t'i rikthehet qytetit dhe tifozërisë që e ka ndjerë mungësën e tij.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

 

loading...
loading...