Mbyllet “në heshtje” takimi i kryeministrit Rama me ambasadorët e huaj në Tiranë

Mbyllet “në heshtje” takimi i kryeministrit Rama me ambasadorët e huaj në Tiranë
Mbyllet takimi mes Kryeministrit me ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian dhe përfaqësueses diplomatike të SHBA-së në Tiranë.

Takimi zgjati rreth 90 minuta. Në fund të tij takimi kreu i qeverisë nuk preferoi të komentonte se çfarë u diskutuar me urgjencë me ambasadorët, sikurse edhe këta të fundit nuk dhanë asnjë prononcim.

Takimi mësohet se u kërkua nga kreu i qeverisë, pas vendimit të Presidentit Ilir Meta për të shtyrë datën e zgjedhjeve të 30 qershorit.

Në takim të pranishëm ishin përfaqësues të ambasadave të vendeve më të rëndësishme perëndimore, në Shqipëri, si ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, ambasadorja gjermane Sussane Schutz, ambasadorët e Britanisë, Francës dhe Italisë, si dhe krye-diplomatja e SHBA në Tiranë, Leyla Moses One.

loading...
loading...