Manjani: Vendimi i Metës zgjidhja e duhur, s’e mendoj Kryeministrin puçist

Manjani: Vendimi i Metës zgjidhja e duhur, s’e mendoj Kryeministrin puçist
Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, e ka cilësuar të sforcuar vendimin e Metës për të ç’dekretuar datën e zgjedhjeve, por në gjykimin e tij kjo ishte zgjidhja e duhur që më në fund dha Presidenti.

Në një postim në rrjetin social, Manjani shkruan: "Ka ndodhur dhe më parë ç'dekretimi i datës së zgjedhjeve, por në kuadër të një procesi politik. Ndaj them "e sforcuar". Por absolutisht gjëja e duhur. Nuk mund të zbatohej një dekret për mbajtje zgjedhjesh, pa zgjedhje.

Presidenti është përfaqësues i unitetit të popullit dhe s'mund të lejojë që ngjarjet e dekretuara prej tij të çojnë në përçarje.

Deklaratat e tjera kërcënuese të tipit që ne do i bëjmë zgjedhjet edhe pa dekret, shpresoj të jenë ende të nxituara.... Ende më ngjajnë si thirrja që ju bëri policëve në 2017 hiqini kapelet e bëni fushatë për PS...Shpresoj vërtetë të jenë të nxituara për konsum militantësh...Ende nuk e mendoj dot Kryeministrin si Puçist..." /l.k./

Foto Google

loading...
loading...