Manjani porosi për Metën: Lëre Ramën, nis diskutimet me partitë për një datë tjetër zgjedhore

Manjani porosi për Metën: Lëre Ramën, nis diskutimet me partitë për një datë tjetër zgjedhore
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani pas konferencës për mediat që mbajti Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar duke dhe i sugjeruar këtij të fundit që ta lërë Ramën dhe të nisë bisedimet me partitë e tjera për një tjetër datë zgjedhore, por idealisht edhe të zgjedhjeve parlamentare.

“Presidenti i Republikës nuk mund të harxhojë më kohë me deklarata për shtyp që përsërisin atë që ka thënë e bërë më parë.

As të shuajë kuriozitete pa interes të momentit.

Që dje, sot po e po, prisja që Ai të njoftonte agjendën e takimeve politike me partitë kryesore në vend për caktimin e datës së re të zgjedhjeve. Idealisht edhe të zgjedhjeve parlamentare.

Debati PS (parlament monist)- President vetëm sa çon unë në mullirin e monizmit.

Kjo nuk mund të jetë një betejë ndërmjet Ramës dhe Metës, por një betejë për të garantuar demokracinë dhe shtetin!

Nuk ka asnjë minutë kohë për të humbur me diskutime shterpë. Duhet të fillojë dialogu.

Aty duket se kush është për dialog e kush jo.

Boll me teatër pa skenar!”, shkruan Manjani në rrjetin social./l.k./

loading...
loading...