Lum protestuesish drejt Tiranës, mbi 18 mijë pjesëmarrës vijnë nga 4 qarqet e Jugut

Lum protestuesish drejt Tiranës, mbi 18 mijë pjesëmarrës vijnë nga 4 qarqet e Jugut
Partia Demokratike bëjnë të ditur se në protestë e sotme do të marrin pjesë rreth 70 mijë qytetarë, pra disa mijëra më shumë se në atë të 2 qershorit.

Ata do të vendosen përpara kryeministrisë.

Kërkesa e protestave të opozitës është largimi i kryeministrit Rama dhe hapja e rrugës për një qeveri tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme.

Po sipas të dhënave të PD-së, nga 4 qarqet e jugut, pjesëmarrja e qytetarëve në protestë pritet të jetë më e lartë sesa ajo e të dielës së shkuar.

Nga Vlora raportohet se do nisen për Tiranë 5500 protestues, nga Fieri priten edhe më shumë protestues, rreth 5800.

Nga Gjirokastra pritet të vijnë rreth 2700 protestues, kurse nga Berati rreth 3300 qytetarë.

Nga të 4 qarqet e Jugut, në protestën e sotme të kryeqytetit pritet të marrin pjesë mbi 18 mijë qytetarë, dhe shifrave të deritanishme do t’u shtohen edhe protestues të tjerë. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...