Librazhd, minatori humb jetën në minierën e Pishkashit

Librazhd, minatori humb jetën në minierën e Pishkashit
Një minator humbi jetën në minierën e Hekur-Nikelit, në Pishkash të Librazhdit.

Nga hetimet e para policia tha se minatori është aksidentuar me makinerinë e punës.

Shtetasi Hyqmet Verçari,  rreth 52 vjeç, banues në fshatin Pishkash, Librazhd,  ka ndërruar jetë pas plagëve të marra në aksident. Ai punonte prej vitesh në minierë, konfirmoi  policia lokale.

Një grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ku po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes tragjike, ngjarje që përsëritet shpesh në minierat tona, kjo edhe për shkak të mossigurisë së kushteve në  punë.

loading...
loading...