Laç/Policia identifikon autorin e vrasjes, sherri për parkim në Festën e Shna Ndout

Laç/Policia identifikon autorin e vrasjes, sherri për parkim në Festën e Shna Ndout
Laçi u trondit në orët e vona të mbrëmjes së mërkurë, pas bereshërive të plumbave që i morën jetën një 24-vjeçari.

Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të stadiumit të qytetit, ndërsa viktimë mbeti shtetasi Viktor Shkorreti 24-vjeç, banues në Laç.

Sipas policisë, 24-vjeçari u qëllua në afërsi të banesës së tij, ndërsa disa orë pas ngjarjes është identifikuar autori i dyshuar i krimit: shtetasi me iniciale E.K, 32 vjeç, banues në Tiranë.

Policia e Kurbinit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vijon punën për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të vrasjes.

Nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera nga grupi i posaçëm hetimor, rezulton se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, pas një konflikti të çastit për parkimin e automjetit.

Për shkak te pelegrinazhit te Kisha e Shna Ndout në Laç ka patur fluks të jashtëzakonshëm automjetesh dhe mungesë vend-parkimesh, ditën e djeshme.

Atori ka dashur të parkojë automjetin në afërsi të banesës së viktimës, por nuk është lejuar nga ky i fundit, çka sipas hetimeve të deritanishme besohet se ky ka qenë edhe motivi i ngjarjes së rëndë.

loading...
loading...