Ky është ndër parlamentet më konservatorë në botë, por “i luajnë fenë” pornografisë

Ky është ndër parlamentet më konservatorë në botë, por “i luajnë fenë” pornografisë
Parlamenti i Britanisë së Madhe ka publikuar shifrat e fundit mbi përpjekjet për të hyrë në pornografi.

“Më shumë se 113 mijë përpjekje u bënë për të hyrë në pornografi nga kompjuterët në Parlament gjatë vitit të kaluar”, raporton Daily Mail.

Shtatori ishte muaji më i ngarkuar për trafikun me mbi 32 mijë përpjekje për të parë faqet pornografike.

Të gjitha këto përpjekje rezultuan të dështuara, pasi këto faqe janë bllokuar nga ekspertët e informatikës në Parlament dhe nuk është e mundur të ketë akses nga kompiutërët e instaluar në zyra.

Në Rrjetin Parlamentar ka 8 mijë e 500 kompjuterë, të cilët përdoren nga deputetët dhe stafi i tyre.

Shifrat pritet të ngrenë shqetësime rreth kulturës së çuditshme në Pallatin e Westminsterit. /a.a/ Albanian Free Press Online/

Foto: Google

loading...
loading...