Kush janë trajnerët më të paguar, 'habit' vendi i parë

Kush janë trajnerët më të paguar, 'habit' vendi i parë
Teksa blerjet e lojtarëve dhe transferimet e tyre kanë arritur në shifra jashtë imagjinate krahasuar me vite më parë ky trend ka ndikuar edhe në merkaton e trajnerëve.

Mbase nuk e dinit, por trajneri më i paguar në botë është Diego Simeone. Argjentinasi i cili udhëheq Atletico Madridin ka një kontratë 23 milionë euro me klubin spanjoll.

Pas tij vjen Pep Guardiola, që merr nga Manchester City 5 milionë euro më pak se Simeone.

Vlaverde ndjek me 12.5 milionë euro tek Barcelona, ndërsa rikthimi i Zidane tek Real Madridit u kompletua për pagën 12 milionë euro në sezon.

Në vend të pestë është ngjitur Antonio Conte, që me firmën tek Inter do të marrë 11 milionë euro.

Fabio Cannavaro është trajneri i vetëm jashtë Europë që merr 7.5 milionë euro, saktësisht në Kinë tek klubi i Guangzhou Evergrande.

Edhe pse i larguar nga Juventus, Massimiliano Allegri mbetet në fuqi me pagën 7.5 mln euro që do të marrë, nëse nuk gjen klub tjetër.

/f.ç/Albanian Free Press Online/

loading...
loading...