Kukësi largon Kordeiron, Partizani ‘ri pas dere” dhe e rrëmben

Kukësi largon Kordeiron, Partizani ‘ri pas dere” dhe e rrëmben
Ulliam Kordeiro nuk do të jetë më lojtar i Kukësit! Anësori brazilian, i cili shkëlqeu në sezonin e fundit në radhët e skuadrës verilindore, nuk ka pranuar të rinovojë kontratën e tij me nënkampionët për të nisur një aventurë të re, kësaj radhe me Partizanin, kampionët e rinj të superligës.

Kukësi ka njoftuar ne rrjetin social largimin e anësorit të aftë të mbulojë të dyja fashat e lojës, ndërsa thuhet se braziliani ka nënshkruar me Partizanin një kontratë dy-vjeçare me 4 mijë euro në muaj, kontratë e cila do të zyrtarizohet në ditët në vijim. /l.k./

loading...
loading...