Kryeprokurori dhe SPAK do të zgjidhen në mesin e muajit qershor

Kryeprokurori dhe SPAK do të zgjidhen në mesin e muajit qershor
Ishte njoftuar se Prokurorit të ri të Përgjithshëm si dhe anëtarët e SPAK (Strukturës së Posaçme Antikorrupsion) do të zgjidheshin brenda muajit qershor, por nuk do të pritet deri në limite të muajit.

Brenda datës 16 qershor  Këshilli i Lartë i Prokurorisë do të ketë gati listën e renditur të katër emrave që garojnë për Prokuror të Përgjithshëm.

Sipas një raporti të RTV Ora, shumica e dokumentacionit kërkuar nga KLP institucioneve te tjera për verifikimin e kandidaturave ka mbërritur, ndaj dhe brenda ditëve të mbetura do të përcaktohet renditja e tre emrave që do ti shkojnë për votim kuvendit.

Për ketë vend kandidojnë drejtuesja e përkohshme Arta Marku prokurorët Olsian Çela dhe Fatjona  Memçaj  si dhe avokati  Lulzim Alushaj.

"Ne kemi një rregullore për caktimin e përkohshëm të prokurorëve në pozicione të ndryshme nga pozicionet e tyre të emërimit. Në lidhje me këtë çështje do të dëgjojmë një propozim i cili do të debatohet dhe në rast se do të miratohet do të vijnë projekt aktet për caktimin e përkohshme të prokurorëve", deklaroi Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë Gent Ibrahimi.

Po sipas tij, SPAK, një tjetër strukturë e rëndësishme e dalë nga reforma në drejtësi do të konstituohet në një afat të afërt pasi ka përfunduar edhe verifikimi i kandidaturave për të dhe i janë përcjellë KPK dhe ONM-së.

Për prokurorinë e posaçme antikorrupsion kandidojnë 25 prokurorë.

Foto Google

loading...
loading...