Krujë/Trafikimi i lëndëve narkotike, pesë të arrestuar (emrat)

Krujë/Trafikimi i lëndëve narkotike, pesë të arrestuar (emrat)
Policia e Krujës, pas një operacioni, ka prangosur pesë persona në kushtet e flagrancës.

Operacioni u krye mbrëmjen e djeshme pas një hetimi disa mujor të Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë së Krujës.

Në pranga, policia konfirmoi se ranë shtetasit: Aurel Tema, Gilmando Bami, Edvin Zalla banues në Fushë Krujë, si dhe Elvis Qoku dhe Xhilion Xhemoari, banues në Tiranë.

Gjithashtu policia ka sekuestruar një sasi lënde narkotike, telefona celulare dhe automjet.

Dyshohet se emra të tjerë janë përfshirë në mbajtjen dhe tregtimin e lëndëve narkotike. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tyre.

loading...
loading...