Krujë/Me maska dhe të armatosur, grabitet banesa gjatë mesnatës

Krujë/Me maska dhe të armatosur,  grabitet banesa gjatë mesnatës
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur gjatë mesnatës në Tapizë të Krujës.

Sipas policisë lokale, rreth orës 23:00, në banesën e shtetasit A.D., persona të paidentifikuar, nën kërcënimin e një arme, kanë detyruar pronarin e banesës që të dorëzojë paratë dhe bizhuteritë.

Pas grabitjes, autorët u larguan me shpejtësi. Shtetasi A.D., ka njoftuar policinë për ngjarjen.

Në dëshminë e tij, ai tha se autorët ishin të maskuar dhe armatosur.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

dhe se nuk ka mundur që ta ndihmojë policinë për të identifikuar  agresorët. Ndërkohë, policia bëri një inspektim të skenës së krimit, me shpresën se do të mund të gjejnë ndonjë provë të mundshme, që do të çonte në identifikimin e grabitësve të dhunshëm.

loading...
loading...