Kriza, Rama takim me ambasadorët e huaj në Tiranë

Kriza, Rama takim me ambasadorët e huaj në Tiranë
Dekreti i Presidentit Ilir Meta për anulimin e zgjedhjeve vendore të 30-qershorit duket se e ka thelluar edhe më tepër distancën mes opozitës dhe qeverisë për gjetjen e dialogut. Kriza politike ka shkuar edhe më larg, aq sa pas këtij vendimi është propozuar nga PS-ja shkarkimi i kreut të shtetit.

Mbi këtë situatë të krijuar, ambasadorët e huaj, të vendeve kryesore perëndimore në Tiranë,  do të zhvillojnë një takim sot me kreun e qeverisë Edi Rama, në kryeministri.

Më herët ambasadorët e huaj zhvilluan një takim me ambasadorin e Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca.

Ky takim vjen disa orë pas konferencës së jashtëzakonshme të Presidentit Ilir Meta.

Meta argumentoi  mëngjesin e sotëm arsyet e shtyrjes së datës së zgjedhjeve.

Por në mbledhjen e Kryesisë së PS-së, Kryeministri Edi Rama paralajmëroi se “E enjtja do të finalizohet me rezolutë për shkarkimin e Presidentit.”

loading...
loading...