Kristi Vangjeli, lë Skënderbeun për “kangurët”

Kristi Vangjeli, lë Skënderbeun për “kangurët”
Kristi Vangjeli është futbollisti më i ri i Adelaide Olympic Football Club. Konfirmimi ka ardhur nga faqja zyrtare e klubit australian, e cila zbulon firmën me mbrojtësin e Skënderbeut. Eksperienca e 33 vjeçarit pritet t'i shërbejë skuadrës së Adelaide për tu ngjitur në elitën e futbollit australian.

Më parë, Vangjeli është aktivizuar me skuadra si Aris, Chornomorets dhe Astra Giurgiu, teksa ishte pjesë e historisë së Skënderbeut. Me korçarët ai fitoi 5 trofe, ndërsa ishte dy herë pjesë e grupeve të Europa League.  /l.k./

Marrë nga www.nationalpremierleagues.com.au

loading...
loading...