Kreu i NATO-s, apel nga Tirana: Vetëpërmbajtje dhe konsensus politik!

Kreu i NATO-s, apel nga Tirana: Vetëpërmbajtje dhe konsensus politik!

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një konferencë të përbashkët shtypi me shefin e NATO-s, Jens Stoltenberg.

Rama tha se humbja e dy ushtarakëve në Letoni ishte një humbje e madhe për vendin tonë, por që solli edhe një moment reflektimi për kontributin në NATO.

“Miku ynë Jens Stoltenberg shprehu gjithashtu interesin për situatën politike në vend. I kërkova ndjesë për motin, por duke ardhur në një shtëpi me re dhe me shi është ndjerë si në shtëpinë e tij, në Norvegji”, tha kryeministri fjalën e tij.

Ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s u shpreh se e çmon takimin në këtë moment kur Shqipëria ka 10-vjetorin e anëtarësimit.

“Shqipëria ka një kontribut të vyer dhe dua të shpreh mirënjohjen për dy ushtarakët trima që humbën jetën në një aksident tragjik në Letoni. Ju lutem pranoni ngushëllimet e mia që shkojnë për familjet e tyre dhe popullin tuaj” – tha Stoltenberg.

Ai shtoi se Shqipëria ka kontribuar në stabilitetin e disa vendeve ku shërben me misionet e saj.

Por sefi i NATO-s pati edhe një mesazh për opozitën joparlamentare.

“Dhuna politike bie ndesh me vlerat tona demokratike. Është e papranueshme ndaj u bëj thirrje të tregojnë vetëpërmbajtje dhe konsensus politik”,– tha Jens Stoltenberg gjatë konferencës.

loading...
loading...