Anëtarët e KQZ-së refuzojnë dekretin e Metës, Zguri braktis mbledhjen: Për mua dekreti i Presidentit, detyrues!

Anëtarët e KQZ-së refuzojnë dekretin e Metës, Zguri braktis mbledhjen: Për mua dekreti i Presidentit, detyrues!
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve refuzoi zbatimin e dekretit të presidentit për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale të 30-qershorit.

Ndonëse kreu i saj, Klement Zguri u largua, katër nga pesë anëtarët e KQZ-së e quajten "nul" aktin e presidentit Meta.

Pas largimit të kreut të KQZ-së Klement Zgurit, mbledhja u drejtua nga Denar Biba.

Mbledhja e Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, e parashikuar që të mbahej sot në ora 12:00 për të diskutuar mbi vendimin e Presidentit, lidhur me anulimin e 30 qershorit që ishte përcaktuar si data zgjedhjeve lokale, është shtyrë me dy orë.

Mbledhja ishte thirrur nga nënkryetari i KQZ-së, Denar Biba dhe anëtari Bledar Skënderi për të shqyrtuar dekretin.

Kryetari i KQZ, Klement Zguri, i cili duhet theksuar se u zgjodh në këtë detyrë pas marrëveshjes së dy viteve me parë, Rama-Basha, ka braktisur mbledhjen, duke e konsideruar dekretin e Presidentit Meta si detyrues nga anëtarët e institucionit që ai drejton.

Nuk më ka rënë rasti dhe të më ketë ndodhur një situatë e tillë që të vëmë në diskutim një dekret të Presidentit.”

“Nuk dua të futem nëse janë apo jo në të drejtën e tyre. Për mua dekreti i Presidentit është detyrues dhe më duhet të respektoj vullnetin e tij.”

“Kërkesa ime për ta dërguar te subjektet zgjedhore, refuzohet! Për mua kjo është fare banale. A mundemi ne anëtarët  e KQZ të refuzojmë një vullnet të tillë.”

“Nuk është një debat që duhej të zhvillohej në tavolinën e KQZ. Unë jam i detyruar të çohem dhe kolegët e mia ndoshta mund ta zhvillojnë mbledhjen”, argumentoi Zguri.

Denar Biba, e quajti aktin e presidentit Ilir Meta, për shtyrjen e datës së zgjedhjet lokale të pavlefshëm.

“Shfuqizimi i dekretit është shkelje e hapur dhe flagrante kushtetuese dhe ligjore duke lënë Shqipërinë pa datë zgjedhjesh dhe praktikisht pa proces zgjedhor.”

“Çdo subjekt publik apo privat që ndesh një akt të tillë nuk i nënshtrohet rregullave të tij dhe nuk e merr parasysh gjatë veprimtarisë së tij.|

“Vlerësoj se KQZ ka detyrimin të vijojë me organizimin e zgjedhjeve të datës 30 qershor, në mënyrë që  më 30 qershor, si Kushtetuta e parashikon, ka zgjedhje çdo 4 vjet, dhe jo çdo 5- 6- 7 siç do X apo Y.  KQZ ka detyrimin të vazhdojë punën për të çuar shqiptarët, ata që dëshirojnë qofshin 2 apo 200 , që dëshirojnë që në datën 30 të shkojnë të votojnë ne kemi detyrimin t’ia mundësojmë këtë”, nënvizoi Denar Biba, mbi shqyrtimin e dekretit të presidentit për zgjedhjet.

loading...
loading...