Kosova merr 1 pikë në përballjen e “nxehtë” me Malin e Zi

Kosova merr 1 pikë në përballjen e “nxehtë” me Malin e Zi
U luajt në Podgoricë ndeshja mes Malit të Zi dhe Kosovës, e vlefshme për eliminatoret e Europianit 2020.

Ky takim, i cili u zhvillua pa praninë e tifozëve për shkak të dënimit që i ka dhënë UEFA Malit të Zi, u mbyll në barazim 1-1.

Rashica kaloi në avantazh “Dardanët” në minutën e 25-të, ndërsa për vendësit barazoi Mugosa në të 69’.

Kosovarët humbën disa raste të pastra, teksa kishin shansin të dilnin me tri pikë nga kjo transfertë.

Skuadra e Bernard Challandes, pas dy ndeshjeve të para në grup ka 2 pikë, dhe për koiçidencë 2 barazime nga 1-1 me Bullgarinë në shtëpi dhe me Malin e Zi në transfertë. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...