Këlcyrë, 4 ditë i zhdukur adoleshenti, dyshohet i mbytur në Vjosë

Këlcyrë, 4 ditë i zhdukur adoleshenti, dyshohet i mbytur në Vjosë
Një 18-vjeçar nga Këlcyra rezulton i zhdukur prej 4 ditësh. Familjarët dyshojnë se i riu Matias Rizallari mund të jetë mbytur në lumin Vjosë.

Policia sqaron se i riu është parë në afërsi të lumit dhe prej asaj dite familjarët kanë humbur kontaktet me të.

Mendohet se i riu ka humbur jetën teksa mund të ketë hyrë të lahet në lumin Vjose. Kërkimet janë përqendruar ne rrjedhën e lumit, ndërsa sot në ndihmë kanë mbërritur edhe polumbarët e RENEA-s, të cilët kanë kërkuar pa rezultat nga hyrja e Këlcyrës deri tek ura e Dragotit. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...