"Kam shënuar 2 gola dhe shumë shtylla", Cikalleshi optimist para nisjes drejt Islandës

"Kam shënuar 2 gola dhe shumë shtylla", Cikalleshi optimist para nisjes drejt Islandës
Sokol Cikalleshi, sulmues i Akhisar në Turqi, është rikthyer në Kombëtare nga trajneri i ri Edy Reja.

Kombëtarja kuqezi vazhdon përgatitjet në Frankfurt të Gjermanisë, në pritje të ndeshjes së 8 qershorit, kundër Islandës, në Rekjavik

Sulmuesi 28-vjeçar shpreson që me skemën e re e cila favorizon sulmuesit të luajë titullar dhe të rigjejë golin, pasi në të kaluarën pranoi se ka qenë e pafat, duke goditur më shpesh shtyllat.

“Të jesh është pjesë e Kombëtares është kënaqësi dhe të kontribuosh është një nder. Kështu do jetë gjithnjë, ndjehemi mirë po punojmë me intensitet të lartë. Me ardhjen e trajnerit të ri jemi mirë dhe punojmë shumë mirë, uroj që këtë punë ta shfaqim në ndeshjen kundër Islandës”, theksoi Cikalleshi.

“Në dy grumbullimet e fundit kam qenë i dëmtuar, ftesa nga Panucci më ka ardhur, nuk është se nuk më ka ardhur ftesa. Tashmë jemi në kapitull të ri dhe është më mirë ta lëmë pas të kaluarën”.

Me semën 3-5-2, pra me dy sulmues, Shqipëria nën drejtimin eEdy Reja pritet të përballet me Islandën më 8 qershor, në ndeshjen e tretë kualifikuese Euro 2020 dhe me Moldavinë më 11 qershor në Elbasan, në ndeshjen e katërt.

“Duke iu referuar sistemit të ri, duket se sulmuesit ,janë më të avantazhuar për të luajtur. Nga 4 që jemi luajnë 2 por nuk është përfundimtare. Nuk kemi problemi kush luan, kushdo që ka luajtur e kemi mbështetur. Kur ka luajtur Bakaj, Sadiku apo Uzuni, do të kenë mbështetje. Ajo që është më e rëndësishme, është që kjo harmoni e re që është krijuar do të na ndihmojë në ndeshjet e radhës. Edhe pse futbolli nuk është matematik, por ndjehet diçka e re një fillimi i ri. Shpresoj ta konkretizojmë me Islandën dhe Moldavinë.

Cikaleshi pranoi se në të kaluarën ka realizuar me tepër shtylla sesa gola.

“Unë kam shënuar 2 gola dhe shumë shtylla, por nuk kam ngelur asnjëherë i pakënaqur. Më kënaq rezultati, duke qenë se luajmë me dy sulmues, shanset janë më të mëdha për të shënuar. Qëllimi kryesor është rezultati pozitiv, pavarësisht kush shënon”, tha Cikalleshi.

Mbrojtësi i Grasshopers, Arlind Ajeti, 26-vjeç,  tha se “atmosfera me lojtarët dhe stafin është shumë mirë siç nuk e kemi pasur në kohë të gjatë”.

Lidhur me rapartin ku ai luan, mbrojtja, Ajeti nënvizoi “Nuk kam përgjigje, nuk e di pse ishte ashtu. Nuk e di sa kam qenë në atë kohë, por ne mundohemi të japim maksimumin, pavarësisht trajnerit ne luajmë për kombin tone. Ka ndeshje që nuk luajmë mirë, por jemi të gjithë faktorë, shpresoj në ndeshjen e radhës të përmirësohemi.”

Por cila është forca e Kombëtares shqiptare, që ka një fitore dhe një humbje në dy ndeshjet e para kualifikuese Euro 2020.

“Forca jonë është të luajmë me zemër, me mbrojtje të mirë dhe me trajneri i ri na ka dhënë disa gjëra ekstra.  Do mundohemi të përcjellim ato çfarë do trajneri”, tha Ajeti.

loading...
loading...