Juventusi i bën mirë llogaritë për trajnerin e ri

Juventusi i bën mirë llogaritë për trajnerin e ri
Mund të jetë edhe Guardiola, edhe Maurizio Sarri, por drejtori sportiv i bardhezinjve, Fabio Paratici, ka një mendim krejt tjetër, duke theksuar se klubi bardhezi i ka idetë e qarta dhe nuk ka asnjë nxitim në këtë drejtim, ndaj po shqyrton me vëmendje maksimale, të gjitha mundësitë në tavolinë.

“I kemi idetë e qarta dhe po punojmë me disa emra, në mënyrë shumë të qetë. Nuk kemi një afat për ta zyrtarizuar trajnerin, ndaj nuk kemi pse të nxitohemi. Sarri ka thënë se i pëlqen Italia, por këtë e thonë të gjithë italianët, pasi këtu ka ushqim të mirë. Kemi një organikë mjaft të mirë dhe konkurruese, ndaj duam t’u vëmë një timonier që t’i drejtojë te suksesi”, tha Paratici për mediat italiane. /l.k./

Marrë nga TUTTOmercatoWEB.com

loading...
loading...