Itali/Shpëtoi mbi 1 mijë njerëz nga mbytja, 35-vjeçarja gjermane nën akuzë, rrezikon 20 vite burg

Itali/Shpëtoi mbi 1 mijë njerëz nga mbytja, 35-vjeçarja gjermane nën akuzë, rrezikon 20 vite burg
Ndodh që edhe pas një vepre humane, të rrezikosh 20 vite burg.

Kapitenia  gjermane e një anijeje, 35 vjeçe, po përballet me rrezikun e madh, atë të dënimit me plot 20 vjet burg në Itali, vetëm sepse shpëtoi më shumë se 1,000 emigrantë në Mesdhe

Pia Klemp (e lindur në Bon) u akuzua në Sicili pasi ka ndihmuar imigracionin e paligjshëm, me anijen e saj që mbërriti me emigrantë në vitin 2017 (anija, Iuventa, është paraqitur në foto). Gjyqi ndaj saj, pas hetimeve dhe akuzave, është gati të fillojë.

“Por më e keqja tashmë ka ndodhur,” u shpreh ajo. “Misionet e shpëtimit të detit janë të kriminalizuara.” Klemp thotë, megjithatë, ajo është e gatshme të fitojë betejën nëse dënohet deri në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, Francë.

Ajo me anijen e saj shpëtuan emigrantët e shumtë, të cilët nga vinin nga Lindja dhe që po lundronin me varka gjatë verës së 2017 në Mesdhe, pranë Lampedusa. Por pas mbërritjes në brigjet italiane, autoritetet e akuzuan 35-vjeçaren gjermane se ka shkelur ligjin dhe do të përballet me të.

loading...
loading...