Islanda “fyen rëndë” Kombëtaren turke në aeroport

Islanda “fyen rëndë” Kombëtaren turke në aeroport
Kombëtarja turke ka denoncuar një skenar, aq sipas saj, është i paprecedentë.

Kjo Kombëtare ka qëndruar për mbi tre orë në aeroportin e Islandës.

Turqit u nisën drejt Islandës mbrëmjen e të dielës për ndeshjen kualifikuese Euro 2020, që do të luhet të martën.

Por pas mbërritjes autoritetet islandeze kanë ushtruar kontrolle të gjata ndaj kombëtares turke me arsyetimin se po e bënin këtë veprim për arsye sigurie.

Kjo nuk u ka  pëlqyer stafit dhe lojtarëve turq, të cilët e kanë cilësuar sjelljen e autoriteteve islandeze si të papranueshme.

Por për të thelluar akoma më shumë përplasjen, një gazetar gjatë deklaratës së bërë prej kapitenit Emre Belozoglu, në vend që të mbante mikrofonin, mbante një furçe dhëmbësh në duar, çka kjo sipas ekipit turk provonte provokacionin islandez ndaj tyre.

Ka reaguar menjëherë edhe ministri i Jashtëm turk, i cili ka paralajmëruar se do të marrë masa kundër sjelljes së Islandës.

Islanda e fitoi 1-0 ndeshjen e kaluar kundër Shqipërisë.

loading...
loading...