Ish të-të dënuarit politikë do të marrin këstin e 11-të të dëmshpërblimit

Ish të-të dënuarit politikë do të marrin këstin e 11-të të dëmshpërblimit
Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka çelur fondin për këstin e njëmbëdhjetë të shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish- të dënuarit politikë të regjimit komunist për subjektet përfituese të kategorisë parësore.

Urdhri i firmosur nga ministrja Anila Denaj ngarkon Drejtorinë e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit për likuidimit e këstit të 10-të për 75 subjekte përfituese të kategorisë parësore, nga 84 subjekte të përllogaritur në total.

Përfituesit e kategorisë parësore, të cilët presin t’ju disbursohet ky këst, përllogariten të jenë 70 në total, 20 prej të cilëve i likuidohet e plotë vlera e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave në këstin e 11-të.

Fondi në dispozicion, i cili do të përdoret për likuidimin e këtij kësti, kap vlerën prej 55.216.887 lekë, ose e thënë ndryshe 15% e fondit total të miratuar të mbetur në dispozicion për këtë vit. /l.k./

Foto Google

loading...
loading...