Ish-ministri Tahiri uron ditëlindjen e PS me Norën: Ne të tjerët edhe kemi gabuar, këta jo! Kurrë!

Ish-ministri Tahiri uron ditëlindjen e PS me Norën: Ne të tjerët edhe kemi gabuar, këta jo! Kurrë!
Përms një statusi në rrjetin social, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka kujtuar sot ditëlindjen e Partisë Socialiste.

Tahiri ka publikuar foton e një socialisteje të thjeshtë të quajtur Nora duke u shprehur se ndryshe nga “ne të tjerët” ajo nuk ka gabuar kurë.

Urimi i Saimir Tahirit për 28-vjetorin e PS

E njeh Noren, po ke shkelur te pakten nje here ne pragun e PS! Te pershendet e perqafon me dashuri, sic ka bere me mua cdo here, qe shume vjet me pare.

Socialiste e thjeshte nga ato qe opozite a pushtet qofshin te tjeret, nuk i ben asnje dallim.

Si Nora, eshte Tasha, Ida, Teuta, Dhurata, Haxhiu i ndjere, e shume te tjere qe kane qene e jane te zotet e shtepise ne seline e PS, ne cdo dite e date! Bashke me mijra njerez te tjere qe te PS kane pare forcen e shpirtit per te ardhmen e femijeve.

Ne te tjeret edhe kemi gabuar, keta jo! Kurre!

Gezuar per ju, e per gjithe njerezit qe duan Shqiperine!

 

loading...
loading...