Ish-ministri i LSI: Edhe unë ashtu mendoj, Ilir Meta humbi veten në atë zyrë...por përballë të keqes

Ish-ministri i LSI: Edhe unë ashtu mendoj, Ilir Meta humbi veten në atë zyrë...por përballë të keqes
Pas deklaratës së sotme të kryeministrit Edi Rama, se Presidenti Ilir Meta e ka humbur të drejtën për të qëndruar në atë zyrë, çka ishte edhe një paralajmërim se Kuvendi i Shqipërisë mund at shkarkojë atë, ka pasur reagime të shumta.

Ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë në kabinetin “Rama 1”, nga radhët e LSI, Ylli Manjani.

Në një status në Facebook, Ylli Manjani thotë se Ilir Meta nuk e kishte vendin aty, duke pretenduar se shkoi në Presidencë me votat e Ramës, por tani duhet pranuar, “S’ka rrugë tjetër!”

Statusi i Ylli Manjanit:

“Edhe unë ashtu mendoj!”

“Ilir Meta humbi veten në atë zyrë. Nuk duhej të ishte aty fare, por përballë të keqes që qeveris pa vota e padrejtësisht!

Përballë të keqes që e rriti dhe e mbajti kaq kohë në pushtet. Të keqes që nuk i bëjnë sytë dritë që të shohë ç'i ka bërë këtij vendi.

Nëse e gjitha kjo nuk është një lojë, ka shumë të drejtë Edi Rama, pa dyshim!

Ilir Meta nuk e kishte që në fillim vendin aty.

Por tani që është aty, do ti duhet ta pranojë. S’ka rrugë tjetër!”

loading...
loading...